Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë diskutuan?/ Rekeer viziton rezidencën e Familjes Mbreterore

209762165_10158215250044150_295378847568810453_n

Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker u takua sot, 30 qershor me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ai shoqërohet nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Qëllimi i takimeve është diskutimi i marrëdhënieve SHBA – Shqipëri dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë. Ardhja e Reeker vjen disa ditë pasi BE bllokojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sot këtë fillim muaji Reeker së bashku me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, e filluan  me një vizitë në rezidencën e Familjes Mbretërore, ku pati një takim me princin Leka.

Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.

Ajo që ra në sy gjatë vizitës së zotit Reeker, ishte dhe mungesa e një takimi me presidentin Iir Meta.

Kreu i Shtetit shqiptar, veçanërisht muajt e fundit ka qenë në një kurs përplasjeje me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ndërsa përdori tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan ndaj zotit Berisha duke e cilësuar atë një “fletërrufe” apo “një akt të shëmtuar, të poshtër e të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”./ArbëriaNews.net

 

Postimi i princit Leka:

“Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnim në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim. Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.
Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë. 🇦🇱🇺🇸”

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

May be art of 1 person dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Edit

Leave a comment