Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi miraton aktin normativ për marrëveshjen me ‘Pfizer’ dhe ndryshimet në buxhetin e 2021

kuvendi-780x399 (1)

Në seancën e sotme plenare, e cila është edhe e parafundit të kësaj legjislature, Kuvendi miratoi aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer me 98 pro, 5 kundër, 1 abstenim.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se blerja e 23.400 dozave është një tjetër kontratë që Qeveria ka me kompaninë Pfizer, veç asaj për blerjen e 500 mijë dozave e nënshkruar muaj më parë.

Këto doza pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri. Në projektligj, thuhet se këto doza vaksine kundër covid-19, do të mbulohen nga fondi rezerv i Buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Po kështu Kuvendi miratoi aktin normativ “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” me 81 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenim.

Me 82 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi ka miratuar edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit 2021.

Leave a comment