Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

LENDITA MUSLIU, NJË SHQIPTARE PËR BUNDESTAGUN GJERMAN

inbound151003291

 

Lendita Musliu kandidate për Bundestagun Gjerman, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja, për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shpalos platformën e saj politike, edukimin dhe formimin profesional, angazhimin në Partinë e Gjelbër Gjermane, kandidimin për Bundestag dhe mbi të gjitha nevojën e angazhimit dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.

NGA LUGINA E PRESHEVËS DREJTË BUNDESTAGUT GJERMAN

Kam lindur në Luginën e Preshëvës dhe jam rritur dhe shkolluar në Mynih të Gjermanisë. Në Mynih kam kryer shkollen fillore, të mesmen dhe studimet universitare. Kam studiuar Juridikun dhe Ekonominë e lartë. Babi është nga Konculi i Bujanocit e nëna nga komuna e Kamenicës në Kosovë. Babi im është rritur jetim dhe kishte jetën shumë të vështirë, babi ishte ende pa lindur kur ja pushkatuan partizanët serbë e bullgarë gjyshin dhe vëllain e gjyshit në vitin 1944-1945 në përleshje me shqiptarët. Gjyshi ishte vetëm 35 vjeç. Babi im në moshë shumë të re udhëtoi në vitin 1970 drejtë Gjermanisë për një jetë më të mirë. Familja ime ka qenë gjithmonë në fokus të sulmeve prej serbëve, sepse kanë luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe organizuan Demostrata për shumë vite me radhë. Ne ishim target i sulmeve të njëpasnjëshme prej serbëve. Viteve 80-të shënuan dhe arrestimin e shumë familjarëve të mi si djemtë e axhës dhe të hallave të mia. Për ne ishte shumë e vështirë dhe me kosto të madhe përplasja me serbët.

FORMIMI PROFESIONAL DHE POLITIK

Politika që nga koha e fëmijërisë më ka pëlqyer dhe intriguar shumë. Angazhimi im politik dhe qytetar e atdhetar fillon që në moshën 14 vjeçare ku kam organizuar demostrata të ndyshme, por edhe kam marrë pjesë aktive në to. Lufta e Kosovës më ka bërë të interesohem për politikë, interes kombëtar dhe aktivizëm qytetar edhe pse kam qenë në një moshë shumë të re. Si studente kam punuar në Komunën e Mynihut, në fushën e integrimit dhe emigrimit, aty kam mësuar shumë dhe jam shumë e lumtur që kam pasur mundësinë të jem pjesë e Komunës së Mynihut, një eksperiencë që më ka rritur shumë profesionalisht. Prej aty kam filluar politikën aktive qytetare dhe kam marrë pjesë në grupe punuese të Partisë së Gjelbert në Mynih. Kjo parti është partia e parë në Mynih dhe e dyta në Landin e Bavarisë. Fillova të organizoj takime politike për Kosovën e gjithë Shqiptarinë, dhe organizova për një delegacion gjerman vizitën në Shqipëri e Kosovë, për mua ishte një ndër organizimet më të preferuar, sepse ishte diçka shumë e mirë ti njohin shqiptarët nga afër dhe ti takojnë drejtëpërdrejtë, për ta kuptuar se shqiptarët janë në mes të Evropës dhe janë shumë të kufizuar në Evropë. Një komunikim ndërkulturor dhe shkëmbim vlerash, përvojash, kulturash dhe projektesh të ndërsjellta.

NJË SHQIPTARE NË PARTINË E GJELBËRT NË GJERMANI

Partia e Gjelbër promovon vlera intelektuale, personalitete me integritet të lartë dhe profesionistë të spikatur në të gjitha fushat. Aty ndjehem shumë e mirëseardhur dhe rehat. Aty nuk dallojnë asnjë antar/e të partisë, pati post ose nuk pati post, të gjithë kanë mundësinë ta shprehin mendimin e tyre dhe të bashkëpunojnë së bashku për të mirën e popullit, nuk i dallon asnjë njeri nga vjen dhe si duket. Punon shumë per Emigrimin e Integrimin e të huajve dhe ju jep mundësi të shumta. Fokusi im për momentin: Emigrimi, Intergimi, Politika Sociale, Ekstremizmi i djathtë, Feminizem e Barazi, të drejtat e njeriut, klima, mbrojtja e mjedisit, Politika për Zhvillim, përkrahja sociale dhe ndihma për patriotët e mi shqiptarë në çdo drejtim. Fushata ime konsiston në disa drejtime. Së pari kam filluar të organizoj çdo natë nga një temë që kam por edhe po i ndajmë me koleg/e tema të ndryshme, bashkëbisedime, moderime, shkëmbime idesh, eksperiencash dhe nismash konrete. Po bëjmë gjithashtu edhe në media sociale, më shumë të fokusohen, por edhe Shoqata Lokale këtu ku banoj kanë filluar të organizojnë shumë fushata të ndryshme sepse deri më tani nuk kemi pasur të drejtë të takohemi Live por vetëm në Zoom. Çlirimi nga pandemia na ka mundësuar takime të shpeshta, takime intensive dhe konkrete me votues, me personalitete lokale dhe mbi të gjitha me patriotët e mi që po më mbështesin maksimalisht në këtë fushatë.

SHQIPTARËT SI FAKTOR NË ZGJEDHJE

Afrimi në Partinë e Gjelbërt të profesionistëve të të gjitha fushave, promovimi i talenteve dhe specialistëve në fusha të veçanta dhe të përgjithshme, synoj të organozoj shumë aktivitete për të rinjtë dhe të rejat por edhe të jem ajo si Rol Model për të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptarë në Evropë. Plani im është që të kem në çdo Komunë, Land apo Bundestag të Gjermanisë nga një Shqiptar apo Shqiptare. Slogani im është: Gati, kur të jeni edhe ju. Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në të gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje. Aktivizimi politik i shqiptarëve ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit. Ne si grup shqiptarësh dhe intelektualësh kemi formuar një grupim, rrjet politik DANPE (Deutsch – Albanisches Netzwerk fur Politisches Engagement) me synim lidhjen e vendeve shqipfolëse, trojeve tona me skenën politike gjermane dhe të ndikojmë politikisht vendimmarrjen lokale dhe qëndrore në Gjermani ku jetojnë, veprojnë e punojnë mbi gjysmë milioni shqiptarë. Në këtë rrjet politik në Gjermani janë përfshirë shqiptarët më të suksesshëm në shtetin Gjerman, ku synimi i këtij rrjeti politik është integrimi i shqiptarëve dhe profesionistëve në Gjermani.

MOTOJA NË JETË, SLOGANI NË POLITIKË

Ti mundesh dhe ndryshimi fillon gjithmonë nga ty. Pretendimi im se të gjithë njerëzit që ndajnë vlerat dhe qëllimet tona të gjelbërta kanë mundësinë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në parti dhe të përfaqësojnë interesat e tyre atje – pa pengesa, ose paragjykime. Duke vepruar kështu, ne mbështetemi në një gamë të gjerë të përvojës biografike dhe perspektivave të ndryshme në mënyrë që të gjejmë përgjigje gjithëpërfshirëse për palën në pyetjet e ardhshme që prekin ne si shoqëri. Jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi dhe mundësi për pjesëmarrje politike, prandaj ne si shoqëri duhet të plotësojmë statutin tonë të diversitetit në jetë. Ndryshimi vjen prej secilit nga ne. Kur shqiptarët bëhen bashkë, korrin suksese historike. Besimi te kombi ynë, vendi ku rriten profesionalisht dhe shpirtërisht, do të na bëjë më të fortë në përballimin e sfidave që ndeshemi përditë./GazetaDiell

Leave a comment