Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Turqia i vetmi shtet që tërhiqet nga traktati që dënon dhunën ndaj grave, pakënaqësi nga shoqatat feministe

erdogan-780x405

Turqia të enjten u tërhoq zyrtarisht nga një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave, duke e vënë në fuqi një vendim që është kritikuar nga shumë turq e aleatë perëndimorë, kur presidenti Rexhep Erdogan njoftoi për këtë lëvizje në muajin mars.

Pritet që mijëra njerëz të protestojnë në pjesë të ndryshme të Turqisë pas vendimit dhe pas refuzimit që një gjykatë ia bëri kërkesës që tërheqja nga traktati të ndalohet, shkruan Reuters.

“Ne do ta vazhdojmë përpjekjen tonë. Turqia po e qëllon veten në këmbë me këtë vendim”, tha Canan Gullu, kryetare e Federatës së Shoqatave Turke të Grave.

Sipas saj, që nga muaji mars, gratë dhe grupet tjera të ndjeshme kanë ngurruar më shumë që të kërkojnë ndihmë dhe kanë pasur më pak gjasa që ta marrin atë, pasi pandemia i ka shtuar vështirësitë ekonomike, me ç’rast është shtuar në sasi dramatike edhe dhuna ndaj tyre.

Leave a comment