Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet për korrupsion, kush është prokurori i arrestuar

640-0-60debfa2f01c7

Në mesin e të arrestuarve të aksionit policor italo-shqiptar është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i cili do të mbahet nën masën e arrestit të shtëpisë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sota ka qenë kandidat për në SPAK dhe në korrik 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, por u skualifikua që në fazën e parë.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

Gjatë intervistimit, Sota ka shprehur ambicien e tij për hetime të rëndësishme dhe ka thënë para Këshillit se mban përgjegjësi të plotë për dosjet që ka hetuar.

“Kam kërkuar gjithmonë të hetoj dosje të vështira dhe të përdor njohuritë e mia në ngritjen e akuzës. Kam mbajtur përgjegjësi maksimale për dosjet që kam pasur në hetim dhe të cilat kanë përfunduar në Gjykatë me vendime të formës së prerë”, ka deklaruar Sota.

Leave a comment