Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

HALLI ME I MADH I EMIGRIMIT MASIV

emigrim (2)

Nga Artan FUGA –

Mirë “skllevërit” do i marrim nga Tanganika, stërnipërit e Salambos, por, halli nuk është fare, po fare, aty.

Problemi është se ku do të gjejnë klientët?

Biznesi, ekonomistët, shoqëria civile, por kryesisht biznesi, në çdo fushë, ajo që duhet të kuptojnë është se emigrimi masiv i shqiptarëve ku çdo njeri që takon në rrugë të thotë : Dua të iki!, nuk zhduk thjesht fuqinë puntore, por zhduk klientin.

“Skllevër” për të punuar gjen, puna është ku do gjesh klientë për të blerë?

Cfarë do të prodhosh, çfarë shërbimesh do të ofrosh në treg kur ata që duhet t’i blejnë kanë përplasur derën?

Kësaj nuk ka bir nëne që t’i japi dum në situatën ku ndodhet shoqëria ekonomikisht, kulturalisht, politikisht, juridikisht!

Nuk është problemi se kush do të prodhojë patatet, por kush do t’i blejë ato!

Nuk është problemi se kush do të ngrejë resortet turistike, por kush do të vijë atje për të pushuar!

Kamarjera gjen sa të duash, nuk gjen klientë të vijnë në restorante.

Nuk është problemi se nuk ka pedagogë, puna është se kanë firuar studentët që blejnë libra!

Nuk është se nuk ka muratorë për të ndërtuar përbindsha betoni dhe hekuri në cdo rrëzë qyteti, puna është se nuk ka blerës për to!

Kjo, në kushtet e sotme, pa reforma të mëdha shoqërore, ndryshe kërkon që të importojmë blerës 🙂 pra të ndryshojmë popullin!

Se që të eksportosh duke gjetur klientë në vende të huaja duhet cilësi cilësi, duhet integrim në treg, duhet integrim europian!

Ndryshe: Qaje moj minushe, vazhdojmë sallatën e fjalëve për patriotizëm si në kohën e rrethimit : Ju na keni në grykë të pushkës ne ju kemi në grykë të topit! Komedi e paparë!
Ja pse emigrimi shkatërron jo punonjësin në fillim, por zhduk klientin, dhe pasi zhduk klientin shkatërron edhe biznesin edhe punonjësit e tyre që dalin të papunë.

Si i bëhet që biznesi shqiptar nuk e kupton akoma këtë?

*Titulli është i Arberianews.

Leave a comment