Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Shpirti”, zbardhen emrat e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë që zbuluan skemën

640-0-60df178403fa0

Një prokuror, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit dhe dy ish-truproja të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, u arrestuan në kuadrin e operacionit tv anti-mafies italiane, i cili u shtri në Spanjë, Itali, Shqipëri dhe Mali i Zi, kundër një organizate që merrej me trafikun e narkotikëve.

Në Shqipëri janë arrestuar 28 persona, ndërsa operacioni i koduar “Shpirti” u finalizua me sekuestrimin e disa pasurive, nga hotele e supermarkete te troje, me vlerë 3 mln euro, të shtrira kryesisht në Tiranë, Kavajë e Vlorë.

Sot SPAK dha disa detaje mbi operacionin, ndërsa u shpreh se rezultatet u arritën edhe falë 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë që treguan gjithë skemën e funksionimit të grupit.

SPAK tha se është zbardhur e gjithë skema nga kultivimi i drogës deri te mbërritja në destinacion dhe shitja në treg.

Ndërkohë nga raportimet mësohet se dy prej personave që janë kthyer në bashkëpunëtorë të drejtësisë janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Lazaj ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili në 2019 u akuzua për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis drejt Italisë në vitin 2017. Apeli për Krimet e Rënda asokohe la në fuqi dënimin me 15 vjet heqje lirie për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn, i arrestuar së fundmi në kuadër të operacionit “Shpirti”. Ndërsa trafikanti i tretë i cili mori ‘statusin’ e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Aurel Lazaj u dënua vetëm dy vite burg. Lazaj pas arrestimit tregoi të gjithë mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Droga e kapur në atë kohë në Ancona ishte fshehur brenda disa kamionëve që transportonin mermer. Ndërsa pritesi i sasisë së drogës ishte, Euron Hoti.

Kreu i SPAK Kraja dhe prokurori Mara nënvizuan rolin kyç që kanë pasur katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në finalizimin e këtij operacioni.

Leave a comment