Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident në Radhimë, përplasen tre makina

Screenshot_9-1

Një aksident nga ndodhur paraditen e sotme në zonjën e plazhit në Radhimë të Vlorës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy automjete të parkuara.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se ai ka devijuar për të shmangur përplasjen me një tjetër mjet që vinte përballë tij me shpejtësi të lartë dhe më pas është përplasur me makinat e parkuara aty pranë, shumë pranë pushuesve.

Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Leave a comment