Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje të reja nga dëshmia e të penduarve të drejtësisë, garanci nga policia për transportin e mallit

droga-ne-itaLI-735x405

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me bashkëpunëtorët e drejtësisë, që u zbrazën përpara prokurorëve, dhe zbuluan trafikun e një sasie të madhe droge që është bërë nga Shqipëria drejt Italisë.

Gazetarja Anila Hoxha, ka dhënë detaje në lidhje me mënyrën sesi janë dokumentuar dëshmitë dhe provat, që kulmuan në lëshimin e 38 urdhërarresteve.

Njëri nga katër dëshmitarët e drejtësisë, shtetasi Elton Hamzai, ka folur mbi garancinë që ka marrë nga policia lokale për kultivimin e lëndëve narkotike, transportimin në rrugë tokësore nga vendi ku ishte ambalazhuar , deri ku ngarkohej me mjetin lundrues për t’u shpërndarë më pas në qytetet e Barit, Brindizit, Torinos , Alesandrisë.

Për çdo rrugë transportohej me gomone oqeanike, sipas dëshmitarit të drejtësisë ngarkesat prej një ton drogë, teksa i dyshuari Ilirian  Ducellari sipas dëshmitarit kishte blerë në Greqi një gomone të përmasave të mëdha të quajtur Fidel 3.

Në një kapitull të gjatë të dosjes mësohet për një sasi prej 1200 kilogramësh marjuanë që është sekuestruar në Molfeta në datën 8 Mars 2016, e nisur nga platancionet shqiptare, që e transportonin drogën nga depot e ngritura enkas në zonën e Çorovodës, Vlorës apo Tepelenës.

Dëshmitari i drejtësisë tregon se mori pjesë për rreth dy vjet në grupet kriminale të drogës nga vitit 2014 deri në 2016, ashtu si edhe dëshmitarët e tjerë të drejtësisë Donial Drolli dhe Mariglen Shusha . Në një rast i penduari Drolli ka marrë përsipër rolin e shoqëruesit  dhe garantit të ngarkesës  për të mos lejuar që ngarkesa të vidhej nga persona të tjerë skafistë.

Angazhimi i dëshmitarit në platancionet e Corovodës  kulmoi në 2016  ku dëshmitari përgjatë dative 16 dhe 17 dhjetor 2016 ngarkoi dhe shkarkoi drogën dhe realizoi trafikimin për llogari të personit që thirrej Daja, thënë ndryshe Lani  apo Ilirian Duçellari. Dëshmitarët e drejtësisë fundosin edhe punonjësin e bashkisë së Kavajës të arrestuar në trafik, të cilin ata e takuan në spital ku edhe ruhej nga policia mbasi ai ishte arrestuar dhe mbahej në kqyrjen e policisë.

“Policia na lejoi ta takonim dhe të bisedonim me të dhe gjendja e tij shëndetësore dukej e mirë”, kujton dëshmitari i katërt i drejtësisë që gjatë asaj bisede foli me të arrestuarin në spital për pazaret dhe ngarkesën e marijuanës.

Dëshmitarët e drejtësisë fundosin gjithashtu oficerë policie, si dhe dy ish truprojat e ish ministrit të brendshëm që sipas dëshmitarëve kanë rol aktiv në kultivimin e drogës në zonën e Memaliajt e gjithashtu dhe në trafikimin e mbi 1016 kilogramë hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Kjo ngarkesë iu sekuestrua nga italianët skafistëve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini, po ashtu mes personave që folën dhe hapën kutinë e zezë.

Dëshmia e të penduarit tjetër Seferi:

“Malton Lleshi vuri bombën tritol  në një tavolinë të klubit të Ajdinit”, mësohet të ketë thënë i penduari Fiqiret Seferi . Mësohet se Lleshi e kreu atentatin në vitin 2016 për shkak të një shume prej 50 mijë eurosh.

“Ajdini kishte bërë llafe me Lleshin për lekët, spostuam tavolinën larg dhe shpërtheu pa bërë dëme. Para pas ditsh erdhën shokët e Maltonit dhe thanë që e kishte bërë ai  sepse donte lekët e drogës së sekuestruar nga  DIA në bari në datën 5 shtator 2016. Pingio e mori Lleshin dhe e qortoi , por Lleshi donte gjithmonë lekët nga mua ose Ajdini”,  thotë i mbrojturi i drejtësisë.

Leave a comment