Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hajdarmataj: Ka filluar trafiku i qenieve njerëzore

Screenshot-2021-07-03-192042

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Durrësit, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e Ora News foli për finalizimin eoperacionit “Shpirti” që çoi në zbulimin e një zinxhiri të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Sipas Hajdarmataj, personat e arrestuar nuk janë peshqit e mëdhenj, por janë “cironka” që nuk kanë lidhje fare me këtë aktivitet kriminal. Sipas tij policia është në dijeni të aktiviteteve kriminale në shumicën e rasteve dhe madje në disa raste është edhe bashkëpunëtore.

Hajdarmataj: “Këta nuk janë peshqit e mëdhenj, po as gjysmë të mëdhenj nuk janë. Këta janë cironka që nuk kanë lidhje fare me këtë aktivitet kriminal që po drejton vendin sot. Kjo është një goditje që ka filluar në 2014 dhe pas 8 vitesh goditen. Policia është në dijeni të aktivitetit kriminal. Diku nuk ka fuqi ta godasë, diku do që të përfitojë dhe diku s’ka besim për të goditur sepse mos del dhe gjendet përpara kriminelëve sepse para se të merret vendimi për goditjen e kriminelit merret vendimi për pushimin nga puna të policit.”

Hajdarmataj shprehet se pavarësisht nuk është bërë shumë e dukshme në media ka fillua trafiku i qenieve njerëzore i cili po lulëzon, ka filluar konsumimi dhe prodhimi i drogës i të gjitha llojeve në Shqipëri.

Hajdarmataj: “Ka filluar trafiku i qenieve njerëzore po lulëzon, drogat e të gjitha llojeve po konsumohen brenda Shqipërisë, edhe kokaina po konsumohet, kemi laboratorët që janë krijuar. Unë mendoj se policia është në dijeni në shumicën e rasteve dhe fatkeqësisht në disa raste është edhe bashkëpunëtore.”

Leave a comment