Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A skadon ndonjëherë uji? Njihuni me përgjigjen që ndoshta s’jua kishte marrë mendja

uji-780x405

Jo, uji nuk skadon, e vetmja që mund të skadojë janë shishet e plastikës në të cilën uji gjendet. Nuk është e rekomandueshme të pini ujë nga një shishe plastike që është afër datës së skadencës. Kjo ndodh sepse ka rrezik që plastika të derdhet në ujë e ta kontaminojë me kimikate si antimoni dhe bisfenoli.

Nëse këto kimikate gëlltiten, mund të grumbullohen ngadalë në trup, gjë që mund të dëmtojë shëndetin e zorrëve, imunitetin dhe funksionin e frymëmarrjes.

Uji i çezmës, nëse ruhet siç duhet mund të konsumohet deri në 6 muaj me rrezik minimal efektesh anësore. Ky ujë mund të ketë një shije pak më ndryshe me kalimin e kohës, që shkaktohet nga dioksidi i karbonit në ajër. Nëse vini re se uji ka një shije të çuditshme, duhet ta zieni para se ta pini ose ta hidhni.

Leave a comment