Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Basha uron ShBA-të në përvjetorin e 245-të të Pavarësisë

basha1-780x405 (1)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në facebook, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e Pavarasisë në këtë përvjetor të 245-të.

Basha ka zgjedhur si mesazh urimi deklaratën e Pavarësisë së ShBA, ku thuhet se njerëzit janë krijuar me të drejta të patjetërsueshme, si Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.

“Happy Independence Day!”, shkruan Basha, shoqëruar me një foto, në të cilën shton se “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”.

Leave a comment