Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthimi i bombulës në Velipojë, si është gjendja e nënës dhe 3 fëmijëve/ Ja ç´thonë mjekët

auto_Screenshot_111625381808

Tre fëmijë të moshës nga 12 deri në 19 vjeç, dhe nëna e tyre, 40 vjeç, mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, në një prej hoteleve të Velipojës.

Nga raportimet mësohet se 3 fëmijët janë në gjendje kritike për jetën sepse kanë djegje në shkallën deri 90 për qind.

Ndërkohë nena e tyre ka 60 % të trupit të demtuar.

Të plagosur mbetën katër anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç, Enriko 12 vjeç dhe Alketa 40 vjeç.

Të gjithë janë sjellë në spitalin e Djegie Plastikës në Tiranë.

Velipojë/Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Leave a comment