Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarmi nga stuhia “Elsa”/ Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre, regjistrohen viktimat e para

-640-0-60e2037dcd161

Stuhia tropikale “Elsa” ka vrarë tre persona në Karaibe. Nisur nga kjo, Kuba ka evakuuar 70,000 njerëz në rajonin jugor të ishullit, pasi pritet që stuhia të shkaktojë përmbytje të mëdha.

Havana, Xhamajka, Florida Keys dhe bregdeti jugperëndimor i Floridës janë më të rrezikuara nga stuhia “Elsa”, bëri me dije Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) me bazë në Miami.

Në Kubë, qeveria ka hapur qëndra strehimi, ku po qëndrojnë rreth 23 mijë persona, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar te të afërmit, raportojnëmediat e huaja.

Stuhia ka bërë që shpejtësia e erërave të shkojë 95 kilometra në orë. Barbados ishte gjithashtu midis zonave më të goditura, me më shumë se 1,100 njerëz që raportuan shtëpi të dëmtuara, përfshirë 62 shtëpi që u shembën plotësisht.

Leave a comment