Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Apeli jep vendimin për 17 anëtarët e “grupit Avdylaj”

WhatsApp-Image-2018-10-24-at-09.14.38

Pak më parë Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Krimit e Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dhënë vendimin për dënimin e pjesëtarëve të personave të përfshirë në të njohurin masivisht si “grupi Avdylaj”, duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga shkalla e parë.

Personat e mëposhtëm u hetuan dhe akuzuan për laboratorin drogës në Has, kapur në vitin 2018. 17 personat mes tyre Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha apo dhe Admir Hoxha u dënuan në total me 124 vite e 8 muaj burg.

Kjo është një nga fraksionet e dosjes 339 që lidhej me hetimet për trafik drogë, kanabis por jo vetëm nga anëtarë të saj. 17 të hetuarit u gjetën fajtor edhe në Apel për akuzat e trafikut të narkotikëve, por edhe të krijimit të grupit të strukturuar  kriminal.

DËNIMET E DHENA NGA GJYKATA:

  1. Gjevi Ndoka 8 vjet 8 muaj burgim.
  2. Altin Avdyli 6 vjet 8 muaj burgim.
  3. Esat Mehmeti 10 burgim.
  4. Petrit Suljemani 8 vjet 8 muaj burgim.
  5. Sajmir Sulejmani 8 burgim.
  6. Hajri Seferi 10 vjet 8 muaj burgim.
  7. Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj burgim.
  8. Shkëlqim Avdyli 4 vjet 8 muaj burgim.
  9. Mario Zeqiri 4 vjet 8 muaj burgim.
  10. Elton Shehaj 4 vjet 8 muaj burgim.
  11. Ardit Gjyriqi 4 vjet 8 muaj burgim.
  12. Admir Hoxha 12 vjet burgim.
  13. Hekuran Hoxha 10 vjet 8 muaj burg.
  14. Vehbi Berushi 8 vjet burg.
  15. Anila Shuti 2 vjet, të konvertuar me 25 muaj shërbim prove.
  16. Xhavit Shyti 8 vite.
  17. Flamur Çela 8 vite burg.

Related Posts

Leave a comment