Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje të reja nga vrasja në Bubq, si e vrau kameramani gruan e tij në stallën e lopëve

kp

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Bubq, ku një burrë vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe tentoi të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.

Autori i dyshuar i krimit, 51-vjecari Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh.

Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë.

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.

Related Posts

Leave a comment