Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Orinda është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë.
Së fundmi, Turi ka publikuar në Instastory një video të shkurtër të Orindës. Ajo shfaqet e veshur me rrobabanjo, teksa të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur.
“Goca do bëhet roje plazhi”, ka shkruar Turi krahas videos pa filtra, e cila nuk i ka pëlqyer Orindës.
Ajo e ka rishpërndarë në Instagramin e saj por duke i ndryshuar ngjyrat dhe duke i thënë “Po se mban hiç dorën, ashtu bruto…të lumtë”.
“Jemi familje pa filtra ne”, i është përgjigjur Turi.