Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krim i rëndë brenda familjes, burri vret gruan

policia-vlore-1024x576-1-1-780x405

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti këtë të Hënë në Bubq të Krujës.

Policia njoftoi se rreth orës 10:45, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se Artan Ismalaja, 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas, Artan Ismalaja ka tentuar të dëmtojë edhe veten thikë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Leave a comment