Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pse KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin Dritan Marku

Dritan-Marku-vendimi-533x400

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi me shumicë votash kërkesën e prokurorit të Vlorës, Dritan Marku për riçeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, si dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Nga Edmond HOXHA –

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Dritan Marku. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Prokurori Dritan Marku nuk ishte i pranishëm as në seancën e shpalljes së vendimit të hënën. Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari.

Kryesuesja Sanxhaktari tha se vendimi për shkarkimin e Markut është marrë me shumicë votash. Po me shumicë votash është rrëzuar edhe kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas Sanxhaktarit, shumica ka vlerësuar se Marku nuk e kundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore të enjten më 1 korrik, Komisioni ngriti dyshime se prokurori Marku ka fabrikuar kontratën e shitjes së një apartamenti në Vlorë në vitin 2017 dhe më parë për dhënien e kaparit nga blerësi – me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.

Sipas KPK, duket se Marku ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me nënshkrimin e këtyre kontratave.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada./Reporter.al/

 

Related Posts

Leave a comment