Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti i Berlinit, Merkel takon për herë të fundit liderët e Ballkanit Perëndimor

Merkel-lideret-e-ballkanit-1024x576-1

Kancelarja Angela Merkel, e cila largohet nga politika në muajin shtator, do të bisedojë për herë të fundit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në samitin e 5 korrikut synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët për lirinë e udhëtimit me karta identiteti dhe njohjen reciproke të gradave profesionale dhe universitare.

Takimi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve te rajonit.

Konferenca e parë u mbajt në 2014 dhe u cilësua si një ndër nismat më të rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme. Por, edhe pas 7 vitesh takime periodike, procesi i zgjerimit vazhdon të mbetet i bllokuar.

Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit për tregun e përbashkët rajonal dhe afrimi i të rinjve nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit rajonal rinor. Histori suksesi është gjithashtu heqja e ‘roaming’ për vendet e Ballkanit Perëndimor

Related Posts

Leave a comment