Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, Inspektorati Shtetëror Teknik: Gabim njerëzor

hoteli-velipoje-1100x620-1

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, kur një shpërthim bombole gazi ka tronditur zonën e plazhit.

“Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerëzor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm, si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore”, lexohet në komunikatën e Inspektoratit.

http://arberianews.net/shperthen-bombula-e-gazit-4-te-plagosur-ne-velipoje-detajet/?fbclid=IwAR12NHbDTRfP53aFhVz8pRY-nqoNlKUa3KrWBlCaUSXz9bTBjVEi29cCLeA#:~:text=Nj%C3%AB%20ngjarje%20e,sh%C3%ABndet%C3%ABsore%20%C3%ABsht%C3%AB%20kritike.

Leave a comment