Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

TEST DHE KARANTIN, ABSURDI I ITALISË ME “MIQTË” SHQIPTARË

-640-0-5f60e7c0e8816

Pas vendimit të Bashkimit Europian për të lehtësuar masat anti-Covid, që prej muajsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nga një vend në tjetrin, një serë shtetesh anëtare dhe jo anëtare të këtij Unioni kanë lëvizur në sens pozitv, ndërkohë që ka ende të tillë të cilët nga obeziteti i burokracisë vijojnë të lenë në fuqi të njejtat masa të vendosura muaj më parë.

Janë masa që pakuptueshmërisht penalizojnë shqiptarët në lëvizshmërinë e tyre jashtë  vendit, ndonëse janë pjesë e një shteti që prej javësh nuk figuron në hartën e pandemisë si vend me rrezikshmëri, por i klasifikuar në zonën e gjelbër të kësaj harte, domethenë pa kurrfarë risku për të mbartuar e transmetuar virusin COVID-19.

Klasifikimin e parrezikshmërisë e kanë shpallur institucionet kompetente ndërkombëtare nisur nga realiteti i të dhenave, ku Shqipëria del të jetë në krye të listës së vendeve, jo vetëm ballkanike, por  edhe atyre Europiane, përsa i përket statistikave të të prekurve nga virusi vrasës. Fakti që e përligj këtë klasifikim të admirueshëm lidhet me kuotën e papërfillëshme të numrit të të prekurve ( pothuajse zero), si rezultat i të cilës janë mbyllur të gjitha spitalet e trajtimit të të infektuarve.

E përmblodhëm me pak fjalë rezultatin dhe daljen tërësisht nga zona e rrezikut të Shqipërisë për të theksuar se në vartësi të kësaj situate, shqiptarët nuk duhet ti nënshtrohen ende atyre rregullave absurde që ja bëjnë ferrë jetën, nëse dëshirojnë të ndërmarrin udhëtime jashtë vendit.

Nëse Shqipëria është ngjyrosur me ngjyrën e gjelbër nga ekpsertët që mbikqyrin rrezikun e përhapjes se virusit, ndaj shqiptarëve udhëtues nuk duhet të vijojnë të jenë në fuqi masa të tilla ekstreme si ndalimi, bllokimi nëpër aeroporte, apo pika të tjera doganore tokësore e detare, moslejimi i hyrjes e kthimi pas, edhe kur rezultatet e testeve antigen apo PCR dëshmojnë pastërtinë nga virusi.

Nuk ka pse  shqiptarëve tu hiqet e drejta e lëvizjes së lirë dhe, për më turp, u bëhet i detyrueshëm qëndrimi dy javor në karantinë, kur dy testet e mësipërme, ai antigen apo PCR, të bëra brenda 72 orëve të fundit të ndërmarrjes së udhëtimit u tregon se nuk janë as bartës e as portatorë të virusit (nëse kërkohet rezultati i testit përse vlen karantina?!) .

Sepse , ndërsa ua lehtëson lëvizjen Belgjika, Franca, Hollanda etj.,  një trajtim i tillë absurd e të palogjikshëm u bëhet shqiptarëve, fatkeqësisht, nga Italia “tutore”  që, mbështetur në një vendim të muajve më parë të mbetur ende në fuqi, lejon të hyjnë e të qendrojnë në kohë të limituar në Itali vetë shqiptarët që kanë nevoja emergjente (kryesisht shëndetësore, apo pune që mund të përfundojnë brenda pesë ditëve), kurse  në mënyrë kategorike përjashton gjithë të tjerët.

Të duash të vizitosh të afërmit e tu në Itali është pothuajse e pamundur nëse nuk rezulton të jesh i pajisur me nënshtetësi italiane, apo të ndonjë vendi tjetër të BE-së. Madje edhe kur je i tillë përveç disponimit të çertifikatës së vaksinimit dhe njerit nga dy testet e mësipërme duhet të qendrosh dy javë i karantinuar atje ku do mbrish ( test dhe karantinim, dopjo penalizim).

Janë masa dragoniane pa sens ndaj shtetasve të vendit të vogël “mik” që përsa i përket klasifikimit të imunizimit nga COVID-19 qendrojnë në skajin e kundërt të realitetit italian jeta shëndetësore e të cilit akoma nuk  ka hyrë në zonën e gjelbër tërësisht. Që do të thotë se duhet të jenë të ardhurit nga Italia që duhet të meritojnë të tilla masa dhe jo shqiptarët. Gjë që nuk ndodh as në aeroportin “Nënë Tereza” e as në ndonjë pikëtjetër hyrëse ku jo vetëm shtetasit italianh por të huajt e çdo lloj shteti hyjnë e dalin pa ndalesë.

Pse është funksionale logjika e shtetasve të ardhur nga zona e gjelbër e ritheksojnë: Spanja, Belgjika, Franca, Gjermania e Hollanda, madje dhe Greqia ka nisur të aplikojnë lëvizjen e lirë për shqiptarët aq shumë të anatemuar për “mafiozllëkun” e tyre, por që u duhet dhenë ajo që u takon pas rreshtimit në zonën e gjelbër Anticovid . E vetmja që ua mohon këtë të drejtë, madje dhe i penalizon dy herë, është “mikja e madhe” Itali, që qeveriset nga Mario Dragi. /Arberianews.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment