Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

29-vjeçarja ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën, zbardhen dëshmitë e failjarëve

pij-1

29-vjeçarja Ardita Muça ka ndërruar jetë pesë ditë pas lindjes së fëmijës së dytë, vetëm një ditë pasi kishte dale nga Materniteti i Durrësit, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj.

Familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e gruas lehonë. E reja ndërroi jetë të hënën pasdite ndërsa ishte duke pirë ujë, ndërsa mjeku u tha familjarëve se pacientja ishte sjellë vonë në spital, duke shtuar se truri i saj nuk ishte furnizuar me oksigjen.

Në dëshminë e familjarëve në polici thuhet: “Lindi me operacion cezarian në datën 30 qershor në Spitalin e Durrësit, pas katër ditësh ka dale nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bënë procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi ndërsa e reja në Urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thane se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”.

Pas publikimit të rastit në media reagoi dhe policia, me një njoftim të shkurtër për ngjarjen.

“Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njoftuan blutë e Durrësit.

Leave a comment