Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori Nesho: Lojërat e Ramës ndaj BE-së? Nuk duhet t’i bëjë pa pasur garanci nga Rusia apo Kina

bur-1-780x405

Ambasador Agim Nesho ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë në Skype me moderatorin e Fax News, Rezeart Xhaxhiu për të folur për procesin e Berlinit.

Sipas Neshos, Procesi i Berlinit nuk ka sjellë ndonjë progres të madh për vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht vizionit të Kancelares Angela Merkel. Ai rendit të gjitha arsyet për këtë mendim.

“Duket se procesi i Berlinit pavarësisht nga poziviteti i tij dhe vizioni që kishte Kancelarja Merkel, duket që nuk ka një progres të madh. Kjo ndodh për vetë arsyen se proceset e integrimit në vende të ndryshme të ballkanit ndodhin me shpejtësi të ndryshme. Kemi Serbinë dhe Malin e Zi si vende kandidatë , por edhe proceset e mëtejsyhme të tyre nuk po shtyhen. Kemi Shqipërinë dhe M. Veriut që ndodhen në raundin e dyte, por edhe ato kanë vështirë për t’ju hapur dritën jeshile për fillim e negociatave. Kemi pastaj vendet e tjera si Kosova, Bosnja që akoma kanë vështirësi. Kemi shumë pak zhvillime pozitive”, tha Nesho.

Nesho u ndal më tej te loja politike që Rama bën me BE-në, pasi kjo e fundit i refuzon hapjen e negociatave, duke i bërë një si formë presioni.

Sipas Ambasadorit, ky presion nuk mund të bëhet pa një garanci nga pas dhe këtu nuk e ka fjalën për mbështetjen e SHBA-ve, por mbështetjen e vendeve si Rusia apo Kina, të cilat kërkojnë që vendet ballkanike të jenë të pavarura nga politika europiane.

“Procesi sigurisht ka shtyrë bashkëpunimin mes vendeve. Janë përcaktuar linjat për integrimin e mëtejshëm të vendeve në BE. Në vend të kishim avancim të këtyre proceseve, ne tashmë kemi vetëm një iniciativë të ashtëquajtur mini-Schengen Ballkanik. Është një iniciative e cila në mënyrë jo Europiane, duke bërë diskriminimin e disa kombeve dhe duke bërë që iniciative të shtyhet më tepër nga nevoja sesa nga konsensusi. Reagimi i Ramës pas refuzimit për hapjen e negociatave ishte jo vetëm një shenjë e nervozizmit por edhe një vetëbesim në një lojë politike që nuk i dihet fundi. Një lojë politike që tenton të largohet nga Europa në një formë presioni. Por nuk duhet harruar se lojëra të tilla nuk bëhen pa një garanci. Dhe kush janë këto garanci ? Sigurisht nuk janë vendet perëndimore, SHBA, BE, por janë vendet e tjera që kërkojnë që BP të jetë pjesë e lojërave të tyre. Ktu kam parasysh si influencën e Rusisë, Kinës, që kërkojnë që vendet ballkanike të jenë të pavarura nga politika e tyre europiane dhe kjo do të rriste influencën e tyre në rajon”, theksoi ai.

Related Posts

Leave a comment