Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit bën bashkë akademikë, ministra, ish-ministra e të ftuar të trupit diplomatik, Rama nxjerr pamjet

Screenshot_18-1

Në ambientet e “Pallatit të Brigadave” në kryeqytet po mbahet sot ceremonia e pritjes zyrtare, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, si anëtare e përkohshme.

Në pamjet e shpërndara në faqen zyrtare të Kryeministrit, shihen të jenë prezentë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra, ish-ministra të jashtëm, deputetë të mazhorancës apo opozitës si dhe figura nga bota e medias.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama e cilëson mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore të shqiptarëve.

“Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve. Në pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm. Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, shkruan Kryeministri Rama.

Leave a comment