Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Busti i Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit

-800-0-60e3f3a601aaf

Busti i heroit tonë kombëtar, Gjergji Kastrioti Skënderbeu u vendos në parkun qëndror të Budapestit, përballë statujës së bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadit. Vendosja e statujës punuar nga skulptori Agim Rada është nismë dhe dhuratë e Bashkisë së Tiranës për qytetin e Budapestit. Vendosjen e bustit të Skënderbeut në Budapest, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e lajmëroi dhe në rrjetet sociale. “Skënderbeu në Budapest! Shtyrë dy vite prej pandemisë, vepra e Odhise Paskalit (me të drejta autori) e riprodhuar me mjeshtri nga skulptori mjeshtri Agim Rada, do të inagurohet pas pak në parkun qëndror të Budapestit.

Krenar për skuadrën e punës”, shkruante kryetari i Bashkisë së Tiranës në Twitter. Skulptori Agim Rada është i njohur me veprat e tij ndër vite. Punimet i tij përfshijnë statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko. Figurat e punuara prej tij kanë qenë kombëtare dhe janë vlerësuar nga publiku dhe kritika në vite. Dikur nga studio e tij ku punonte, skulptori Rada tregoi për aktivitetin e tij në skulpturë duke thënë se veprat që ka bërë janë për figura, që i kanë qëndruar stuhisë së kohës. “Kam filluar punën që kur kam qenë pa asnjë thinjë në kokë, djalë i ri. Kam punuar me të ndjerin Kristaq Rama, kam punuar me Perikli Çulin me Thoma Thomain, dekanin tim. Vepra e artit që përmban politikë brenda, është po aq afatshkurtër saç është dhe politika. Unë kam bërë Marin Barletin, Onufrin. Kukuzelin, Gjergj Elez Alinë, Petro Markon. Njerëz që i kanë qëndruar stuhisë së kohës dhe historisë.

Ato janë vlera të padiskutueshme, të përjetshme”, shprehej skulptori. Figura si Skënderbeu apo Nënë Tereza, sipas Agim Radës duhet të qëndrojnë në sa më shumë sheshe të botës, për të qenë tregues i historisë dhe vlerave tona kombëtare.

Leave a comment