Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Detaje të reja nga rrahja që e reja i bëri 24-vjeçarit

auto_policia-1-750x3751607960232-780x405

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Lezhë, ku një 27-vjeçare u vu në pranga pasi dhunoi me sende të forta bashkëjetuesin e saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Tale të Lezhës, ndërsa mësohet se dy të rinjtë u njohën në ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë.

Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Leave a comment