Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë në Durrës, vdes 20-vjeçari

1591772397_policiadurres

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një gomisterie në Durrës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka shpërthyer goma e një kamioni.

20-vjeçari, i cili ishte punonjës në këtë biznes, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të gomës, ndërkohë që nuk dihen ende detaje se prej sa kohësh ai e ushtronte këtë punë.

Njoftimi i policise:

Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment