Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Kreshnik Omari

Gjyqtari-Kreshnik-Omari-1-545x400

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari.

Trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine anëtare, vendosi ta shkarkonte nga detyra Omarin, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.

Kreshnik Omari e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës dëgjimore publike të mbajtur me 29 qershor, trupa gjykuese ka vënë në pah një seri poblemesh që lidheshin me deklarimin e pasurisë së gjyqtarit, përfshirë çeljen e një depozitë 135 mijë euro në vitin 2015, për të cilat subjekti ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat nga emigracioni në Itali gjatë periudhës 1991-1995; të ardhura nga puna e tij si avokat e gjyqtar, si dhe nga puna e ish-bashkëshortes si avokate, raporton BIRN

KPK gjithashtu ka shënuar si ‘flamuj të kuq” transaksionet në prona të paluajtshme të kryera nga prindërit e subjektit, për të cilat u ngitën dyshime se mund të jenë pasuri të fshehura të gjyqtarit.

Related Posts

Leave a comment