Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mes të arrestuarve në Lushnje edhe dy biznesmenë. Ja skema e abuzimit

tushe (1)

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK lidhur me arrestimet në Bashkinë e Lushnjes. Mes të arrestuarve është edhe kryetari i Bashkisë Fatos Tushe, dhe disa zyrtarë të ndërmarrjes së pasurive publike, si dhe dy bizmesmenë.

Dy biznesmenët e arrestuar janë: Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”.

Ndaj 11 personave të arrestuar rëndojnë akuzat e ”korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike”, “shpërdorimi i detyrës” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, ndërkohë që hetimet kanë nisur që prej vitit të kaluar.

Mësohet se tenderi për të cilën kanë nisur hetimet është me vlerë 240 milionë lekë të vjetra, që ka të bëjë me projektin e një ujësjellësi të ri, dhe Tushe bashkë me zyrtarët e tjerë kanë shkelur barazinë mes kompanive në garë.

Dyshohet se biznesmenët që kanë fituar tenderin kanë kryer punë fiktive, duke shpërndarë më pas shumat e përfituara te personat e arrestuar me urdhër të SPAK.

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë nën masën e arrestit me burg, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë nën masën e arrestit të shtëpisë. Nga raportimet mësohet se të gjithë të arrestuarit, pavarësisht masës së sigurisë, po transportohen drejt Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku pritet të merren në pyetje nga Prokurorët e SPAK.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Leave a comment