Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nafora e Kombit’/ Poeti nga Piluri Kristo Çipa i kushton poezi poetit Petrit Ruka

petrit-ruka
Të nderuar miq,
Nëpër ligjërimet e vdekjes, mes psherëtimave të lënduara të shpirtit, nën cipullin e zi të ditës së sotme, po përcjellim më të ëmblin ndër gjithë poetët shqiptarë, arshivistin dhe fidan-rritësin më të zellshëm të baladave shqiptare, të pikuarin e ëndjes labe, Petrit Rukën.
Të qoftë mjaltë balta jonë!
Nafora e kombit
Përmidis lotit ëngjëlli erdhi,
Të mblidhte shpirtin borzilok,
Nëpër trishtim gremiset qielli,
Xhade e mortit, jo s’bëhet dot.
Ku shkon Petrit? Syrin mos fik!
O mëndafsh ere e dashurisë.
Kuajt kanë nisur mitologjitë
Me një prej tyre, kthehu sërish!
Por ç’kalë zgjodhe këtë radhë,
Petrit i ëmbël, veç ti e di.
Cipën e dritës qëndisje ar,
Na qepe shpirtin me fill të zi.
O vesë e ëmbël! Naforë e kombit,
O lab i leshtë! O lot i gurtë!
Do ndjejë pendesë kur t’i vesh Zotit,
Nga gjithë ëngjëjt, ti je më i urtë.
Ne buzë paqeshur do ngrysemi prapë,
Na lanê yjet. Qielli i ve,
O dhe i zjarrtë, sa baltë dhe gjak,
Mbaji shenjtorët mos i përze!
Të mbajë një meshë poezie,
Të marrë avdes nëpër balada,
O njerëz gjaku- Shqipërie,
Ç’farë mund të bëjmë,
të kthehet mbrapa?!

Leave a comment