Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Oliver Stone në Kanë me një dokumentar të ri për JFK

320.0.2113288072-0003-k2GF-U32701506080825eHE-656x492@Corriere-Web-Sezioni

Tridhjetë vjet pas “JFK – Një çështje ende e hapur”, regjisori i Platoon, Oliver Stone kthehet të flasë për vrasjen e ish-presidentit të SHBA-së me “JFK Revisited: Through the Looking Glass”, që do të ketë premierën në festivalin e radhës të Kanës.

Filmi hedh dritë të re mbi vdekjen e Kennedy-t duke marrë parasysh dokumentet e reja të deklasifikuara në 2017.

Sidoqoftë, filmi ka ngritur disa shqetësime në SHBA dhe disa blerës të mundshëm, si Netflix ose National Geographic, nuk e kanë pranuar regjisorin për shkak të pamundësisë për të verifikuar disa fakte.

“Ekzistojnë informacione që gjenden vetëm në këtë film. Nëse pretendimet do të verifikoheshin duke ndjekur burime konvencionale, padyshim që ato nuk do të rezultonin të vërteta”, tha Stone.

Leave a comment