Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Për paparacin, mediat dhe faqet e fansave”, Gigi Hadid shkruan një letër të plotë për vogëlushen e saj Khai

gigigiii

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë treguar shumë të rezervuar deri më sot sa i përket vogëlushes së tyre, Khai. Ata nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të saj në rrjete sociale, duke e ruajtur në maksimum privatësinë e vogëlushes.

Mirëpo ka persona të tjerë që e kanë shkelur këtë rregull, si paparacit apo mediat, që gjithmonë përpiqen të zbulojnë diçka më tepër nga jeta familjare e dyshes së njohur. Për këtë arsye Gigi i është drejtuar me një letër të hapur mediave dhe faqeve të fansave të saj, duke ju kërkuar që të mos publikojnë foto të vajzës së tyre. Gjithashtu ajo ka kërkuar që nëse e vogla kapet nga paparaci nëpër foto, t’i mbulohet fytyra, sepse nuk dëshiron që Khai të bëhet imazh publik pa dëshirën e saj.

Letra e plotë:
Për paparacin, mediat dhe faqet e fansave

Ndërkohë që vogëlushja jonë rritet kemi kuptuar se nuk mund ta mbrojmë nga çdo gjë ashtu siç ne do të donim kur ishte më e vogël. Asaj i pëlqen ta shikojë botën! Dhe pavarësisht se merr shumë prej saj afër fermës, ajo ka nisur të shikojë edhe vende të tjera, një bekim i vërtetë. Në vizitat tona të fundit në New York, ajo e do mbrojtësen e saj nga dielli të ngritur lart (diçka me të cilën ajo është mësuar në shtëpi) dhe e ngre vetë lart! Ajo nuk e kupton pse është e mbuluar në qytet, apo nga çfarë dua ta mbroj. Dua gjithashtu që të shikoj qytetin më të mrekullueshëm në botë, njerëzit e bukur dhe të ndryshëm që ecin rrugëve të New York-ut.

Kjo është ajo që vjen me stresin e cirkut mediatik me prindërit që janë figura publike. E di që ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet dhe kam parë fotot e paparacit ë fëmijëve në New York me fytyrat e mbuluara, por me sa kam pyetur, besoj se kjo vjen për shkak të integritetit të fotografit, medias apo fansave që shpërndajnë fotot. E shkruaj gjithë këtë për t’i thënë paparacit, medieve dhe faqeve shumë të dashura të fansave, ju e dini se qëllimisht ne nuk kemi publikuar kurrë foto të fytyrës së vajzës sonë në rrjete sociale. Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si ta ndajë veten me botën kur të rritet dhe që ajo të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur. Për ne do të thotë gjithë bota, teksa marrim vajzën për të parë dhe eksploruar New York-un dhe botën. Nëse mundeni ju lutem, ju lutem, ju lutem mbulojeni fytyrën e saj në foto, kur kapet në kamera. E di që është një punë ekstra, por si një nënë e re, dua vetëm më të mirën për vogëlushen time, ashtu siç duan të gjithë prindërit dhe shpresoj që kjo mund të ndihmoj debatin për mbrojtjen e të miturve në media, edhe nëse vijnë nga një familje publike. Dua t’ju them faleminderit të gjithë atyre paparaci që kanë qenë shumë të respektueshëm kur ju kam kërkuar të ruajnë distancën teksa ecja me karrocën gjatë udhëtimit tim të parë me Khai-n në New York.

Ju shikoj dhe ju falenderoj. Për një fëmijë, mund ta imagjinoj se fotot nga paparaci mund të jenë shumë të lodhshme dhe çorientuese dhe këtë mund ta kuptoj dhe unë si një e rritur që duhet të përballem shpesh me këtë gjë. E vlerësoj që morët kohën për të lexuar këtë shkrim dhe shpresoj se mund ta kuptoni nga vjen ky reagim. Me dashuri, G.

Related Posts

Leave a comment