Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama shpalos prioritetet e Shqipërisë: Ja si e fut në lojë tolerancën fetare (Çfarë tha për myslimanët)

kise-780x405

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pritjen zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm.

Duke folur para të ftuarve, Rama i siguroi se në Këshillin e Sigurimit nuk do të shkojnë thjesht për të mbushur një karrige por për një agjendë prioritetesh.

Për të mbështetur tezën e tij, Kryeministri Rama futi në lojë dhe tolerancën fetare. Sipas Ramës, Shqipëria duhet të dëgjohet në Këshill pasi është shembull për tolerancën fetare.

Duke folur për terrorizmin, Kryeministri përmendi myslimanët. Ai vuri theksin te fakti që çdo lloj diskriminimi kundër myslimanëve është i papranueshëm dhe cënon stabilitetin e botës.

Për sa i përket rolit të grave dhe vajzave, Rama u mburr duke thënë se Shqipëria ka treguar që jo vetëm ka besim te gratë dhe vajzat por ka dhe guxim për t’i përfshirë ato në vendimamrrje.

“Në KS vendi ynë nuk do të shkojë për tu ulur dhe për të mbushur një karrige, por me një axhendë prioritetesh që pasqurojnë disa vlera por edhe disa sfida të shqipërisë moderne. Shqipëria ka treguar me forcën e shembullit se besimin te grate te vajzat i ka bashke me guximin për t’i përfshirë vajzat dhe gratë në vendimarrje. Gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë. Investimi te gratë dhe vajzat është një investim i sigurtë.

Në KS ka një agjendë të KB për gratë dhe vajzat. Ne do të mbështesim pjesmarrjen e plotë dhe të barabartë të tyre. Më tutje ne kemi detyrimin që te kemi një angazhim në mbrojtje të drejtave të njeriut. Shqipëria ka të drejtën të dëgjohet kur vjen puna te toleranca fetare. Për ne është themel i promovimit të paqes, por është themel i mbështetjes sonë për luftën kundër terrorizmit.

Ne jemi në pozicionin e duhur për të mbojtur me forcë idenë se çdo formë e re dhe e sofistikuar e diskriminimit të myslimanëve janë krejt të papranueshme dhe e cënojnë stabilitetin e botës. Rrezikojnë të çojnë në eksperienca që njerëzimi asesi nuk duhet t’i përsërisë. Nuk jemi ne që kemi diçka më shumë se tjerët, por i bashkohemi të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës”, tha Rama.

11 qershori ishte nje dite historike per Shqiperine. Vendi ynë u zgjodh për herë të parë Anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për vitin 2022-2023. Shqipëria u zgjodh anëtare duke u mbeshtetur nga 175 vende anëtare të OKB-së, teksa në votim morën pjesë në votim 190 vende.

 

Leave a comment