Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

RENEA dhe FNSH në aksion, ndalohet me urdhër të SPAK kryetari i Bashkisë së Lushnjes

lajmi i fundit

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje është ndaluar nga Policia.

Mësohet se Tushe është ndaluar në kuadër të një operacioni të organizuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të zhvilluar nga forcat RENEA. Operacioni anti-korrupsion ka nisur mëngjesin e sotëm.

Deri më tani mësohet se janë arrestuar disa persona, mes tyre edhe Tushe. Emrat e të arrestuarve të tjerë nuk dihen ende, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.

Nga raportimet mësohet se operacioni i SPAK ka përfshirë Kadastrën e Lushnjes. Deri më tani raportohet se janë arrestuar 10 persona

Leave a comment