Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK i arrestoi Kryebashkiakun, Rama: Fatos Tushe të mbrohet vetë

1200-630-a1910c01d3c413255aa0104577b40515

Me urdhër të SPAK, Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe 10 zyrtarë të bashkisë që ai drejton, u arrestuan nga forcat speciale, me dyshimet se kanë shpërdoruar detyrën, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, por edhe me fondet publike.

Ndërkohë, në një reagim, pas lajmit për arrestimin e Kryebashkiakut, Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”.

“Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment