Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK jep njoftimin zyrtar për arrestimin e Fatos Tushes dhe 10 zyrtarëve e biznesmenëve në Lushnje

tushe-770x405

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 199 datë 22.07.2020 në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore, dhe ka vijuar hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 dhe 186-25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 datë 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Leave a comment