Për pak minuta, në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme do të startojë në ‘Wembley’ të Londrës gjysmëfinalja e parë e Euro 2020, ajo mes Italisë dhe Spanjës.
Një duel ky i mbushur plot me histori, saqë është cilësuar jo më kot një klasike e Evropianit.
Ndërkohë, përsa i përket formacioneve respektive, trajneri Mancini nuk ka surprizuar shumë me formacionin e tij. Ndërsa Enrique po, teksa ka lënë në stol Moratan.
Të dyja skuadrat me skemën 4-3-3, ku diferencën pritet ta bëjë mesfusha, ndërkohë që, gjyqtari i takimit do të jetë Felix Brych.