Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dhunua me shkop bejsbolli në Sarandë, merret në mbrojtje avokati 39 vjeçar

gjyna

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së djeshme ne Sarandë ku është dhunuar me mjete të forta një avokat.

Ndërkohë mësohet se policia e Sarandës ka marrë në mbrojtje prej ditës së djeshme avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdi, i cili u dhunua në mes të rrugës nga disa persona të paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se dy efektivë të forcave “Shqiponja” prej mbrëmjes së djeshme në orën 21:00 janë vendosur në ruajtje të 39-vjeçarit i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Sarandës.

Njoftohet gjithashtu se deri tani nuk është bërë e mundur të kapen autorët e ngjarjes, ndërsa burime spitalore bëjnë me dije se i plagosuri Mejdi mund të transportohet jashtë shtetit për mjekim më të specializuar.

Leave a comment