Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e 20 vjeçarit/ Flet dëshmitari: Ambulanca vonoi 45 minuta

fotm

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në zonën e Kënetës në Durrës, ku një 20 vjeçar mbeti i vdekur, për shkak se shpërtheu goma e një kamioni në gomisterinë ku punonte.

Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë tregon se ka qenë në një kafe pranë gomisterisë dhe pasi ka dëgjuar zhurmë është afruar për të parë se çfarë ka ndodhur dhe ka konstatuar që kishte vdekur i riu.

Po ashtu ai hedh akuza për ambulancën dhe policinë, pasi siç thotë kanë ardhur me shumë vonesë në vendin e ngjarjes.

Ambulanca është vonuar 40 deri në 45 minuta. Policia është vonuar 15 minuta. Ishim në kafe lart, vetëm dëgjuam zhurmën dhe gjithçka ishte bërë tym. Ne nuk jemi ekspert, por e pamë që i riu që kishte vdekur.

Unë nuk e njoh e kam në lagje. Kur ndodh një aksident vijnë për 3 minuta, kur vdes një njëri nuk do t’ia dijë askush, nuk e çanë b*thën njëri. Se është njëri, pulë a sorrë“, tha dëshmitar

 

Leave a comment