Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau gruan me thikë në oborrin e magazinës në Bubq, arrestohet në spital kameramani

ru

Polica njofton se ka arrestuar në ambientet e spitalit 51-vjeçarin Artan Ismalaj, i cili qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij Klarita Ismalaj, brenda makinës, në zonën e Bubqit.

Njoftohet se masa e arrestit atij i është komunikuar në ambientet e spitalit, ku mbahet i shtruar, pasi 51-vjeçari tentoi të vriste edhe veten pasi i mori jetën bashkëshortes së tij.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një magazine në Bubq, në oborrin e stallave ku 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në gjendje të rënduar psikologjike, kameramani 51-vjeçar ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, pasi ka goditur veten me thikë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.

Çifti jetonte në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a comment