Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimet e funksionarëve të lartë shtetërorë/ Çipa: Shtatori do të sjellë të tjera arrestime!

aleksander-cipa-2

I ftuar në emisionin “Pushteti” në ‘Fax News’, nga gazetarja Juela Meçani, analisti i njohur Aleksandër Çipa ka folur në lidhje me aktualitetin politik dhe jo vetëm në vendin tonë. Duke u përqendruar kryesisht tek arrestimet më të fundit të SPAK të disa funksionarëve të lartë shtetërorë, ku ai më i fundit ishte sot i arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Çipa u shpreh se kishte ardhur koha që një gjë e tillë të ndodhte, pasi njerëzit kishin pritshmëri të mëdha, në një kohë kur kemi të bëjmë me një pauzë disi të gjatë të institucioneve të drejtësisë në këto pesë vitet e fundit.

“Njerëzit janë prehur që të shohin nivele të larta të ndëshkimit dhe këtu i referohem administratorëve të fondeve publike, të buxheteve publike, të qeverisjes, të ministrive etj, etj, sepse bëhet fjalë për një pauzë inekzistenciale të drejtësisë të paktën në këto pesë vitet e fundit. Goditje të tilla ku ndëshkohen funksionarë të lartë bashkish marrin një vëmendje të madhe. Sot ne marrim disa prova që në perceptimin e publikut janë të pamjaftueshme, sepse niveli i korrupsionit në vendin tonë është më i larti në të gjitha vendet e Evropës.”, u shpreh në lidhje me këtë çështje, Aleksandër Çipa.

Analisti vijoi më tej se sot vendi ndodhet përpara një momenti të ri dhe se pas muajit shtator sipas tij pritet të jetë një periudhë që do të sjellë akoma më shumë lajme të këtij lloji, ndërsa përshëndeti edhe shtysën që partnerët tanë ndërkombëtarë i kanë dhënë dhe i japin institucioneve të reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë për ta çuar përpara këtë që kanë nisur.

“Sot jemi para një momenti të ri. Periudha post-shtatorit do të jetë një periudhë besoj që mund të sjellë edhe më shumë lajme të reja. Nga ana tjetër angazhimi i partnerëve ndërkombëtarë është shumë më nxitës dhe inkurajues për institucionet e reja të drejtësisë, këtu i referohem SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.”, vijoi më tej Çipa.

Leave a comment