Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i dy mjekëve të Traumës, reagon SPSHSH

QSUT-768x466-1-768x405

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka bërë thirrje ditën e sotme që ndalimi i mjekëve për show publik duhet të marrë fund.

Në një postim në Facebook, Sindikata shkruan që ata po kujdesen për të gjithë njësoj pa dallim ngjyre, i bardhë, i zi, blu apo i kuq, prandaj dhe nuk meritojnë të trajtohen si kriminelë.

Duke theksuar se ata distancohet nga ccdo lloj forme abuzimi apo korrupsioni që mund të kryhet nga bluzat e bardha, Sindikata thotë se nuk mund të arrestohen mjekët vetëm se janë përmendur në biseda telefonike nga persona të tretë.

Më tej, Sindikata citon dhe ligjin duke thënë se mjekët mund të ndalohen vetëm kur kapen duke kryer veprën penale dhe arrestimi më pas vendoset nëse ata paraqesin rrezikshëmeri të lartë në shoqeri, duke shtuar se mjekët nuk janë të tillë.

Së fundmi, Sindikata i kërkon policisë ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve për shoë publik pa asnjë provë të drejtëpërdrejtë.

Rikujtojmë se reagimi i Sindikatës ka ardhur pas arrestimit të dy mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë pasi akuzohen se morën një shumë parash për mjekimin e njërit prej të plagosurve që policia e ka arrestuar edhe si të përfshirë në masakrën e Velipojës, ku mbetën 4 të vrarë. Mjekët e arrestuar janë Ervin Sluaj dhe Serdi Memimi. Nje proteste eshte paralajmeruar diten e neserme. (Lexo ketu)

Leave a comment