Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA”, ambasadorja Yuri Kim iu kujton prokurorëve urdhrin e Biden

kim

Ambasadorja Yuri Kim e ka bërë të qartë se SHBA pret rezultate sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë, teksa ka mbajtur fjalën e saj të rastit në konferencën për forcimin e drejtësisë penale.

Kim tha se Biden e bëri të qartë që SHBA e konsiderojnë korrupsionin kërcënim për sigurinë kombëtare, ndërsa tha se priten rezultate dhe nga institucionet shqiptare.

Pjesë nga fjala e Kim:

Më lejoni ta nis me një përgëzim për të gjithë prokurorët që janë duke punuar, ajo që jeni duke parë është rezultat i një pune të gjatë, orë të tëra duke parë fakte dhe duke ndërmarrë veprime sipas rastit. Presim më shumë rezultate në vijim, është mirë që të shoh institucionet e akuzës së bashku, për të diskutuar punën e përbashkët që ju bëni për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ju e dini më mirë se unë që lufta kundër krimit, nuk varet nga puna e një institucioni të vetëm, fokusi ynë sot është bashkëpunimi mes institucioneve, veprimet që keni dëshmuar në javët dhe vitin e fundit, qëkur institucionet e drejtësisë janë ngritur, kanë rritur besueshmërinë e publikut. Ju duhet të vazhdoni përpara, ky është një çast i rëndësishëm, sistemi nuk është ende në majë të përformancës, për shkak të mungesës së personelit, dhe mungesës së besimit të publikut.

Presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare, si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti kërkoi shtrirjen e urdhërit edhe për Shqipërinë, ai ka bërë urdhërin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash, në Ballkanin perëndimor.

Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftëm kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’ju mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë.

Related Posts

Leave a comment