Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar me anë të një videoje procedurat si bëhet procesi i fiskalizimit për bizneset shqiptare.
Ibrahimaj thekson se për një biznes që regjistrohet për herë të parë, kosto fillestare e Fiskalizimit është më e ulët në krahasim me koston e sistemit aktual të kasave.
Hapat e fiskalizimit janë si më poshte:
Për një biznes që regjistrohet për herë të parë, kosto fillestare e Fiskalizimit është më e ulët në krahasim me koston e sistemit aktual të kasave: Për t’u Fiskalizuar çdo subjekt duhet të ketë 5 element të domosdoshëm:
✔ Certifikata Elektronike, e cila merret tek AKSHI.
✔ Softëare i Fiskalizimit.
✔ Një pajisje elektronike, tablet, telefon etj.
✔ Lidhje të thjeshtë me internetin.
✔ Printer jofiskal.
🌐 Bizneset sot kanë një gamë të gjërë zgjedhjesh, ku janë certifikuar 28 kompani ofrues të shërbimeve të softëareve, që përkthehet në rritje të konkurrencës dhe rrjedhimisht në ulje të çmimeve.