Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e tij e fundit në Kuvend, Jenisheri habit me deklaratën

jenisheriii

Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri pas seancës së fundit plenare për këtë legjislaturë, e cila shënon edhe ditën e tij të fundit në atë sallë u shpreh në deklaratë për mediat se do rikthehet sërish në shtator dhe do përsëriten zgjedhjet.

34 deputetë aktual të Partisë Socialiste nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit në 4 vitet e ardhshme. Selami Jenisheri ndër të tjera tha se nuk ishte ndjerë kurrë më keq sesa sot megjithatë këtë të premte ai do paraqitet në Gjykatë për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

“Më vjen keq që do të mungoj në Kuvend, askush nuk e priste këtë vendim dhe 100 përqind do përsëriten zgjedhjet sepse kjo është e kundërligjshme. E ndjej veten shumë keq, si asnjëherë më parë dhe po largohem nga kjo ndërtesë ku nuk kam arritur të bind këta njerez për marrjen e 150 milionë eurove nga organizata të huaja që tu jepeshin këtij populli.

Janë deputetët me të poshtër ndonjëherë sepse shumë kërkesa që unë kam bërë që nag dita e parë kur bëra betimin nuk i kanë aprovuar.
Ditën e premte në orën 8 e 30 kam gjyq dhe kam kërkuar të përsëriten zgjedhjet dhe me parlamentin e ri unë të kthehem në shtator”
-tha Jenisheri.

Leave a comment