Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUSH I NXIT PROFESIONISTËT DHE TË DIPLOMUARIT E RINJ TË EMIGROJNË

emigrimi i trurit

Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria por asnjëherë gazetat dhe media tv-të krejtësisht të politizuara nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika…

\Nga Pirro PRIFTI –

Shifrat dhe statistikat për largimet e të rinjve të diplomuar dhe të profesionistëve të të gjitha profesioneve jashtë shtetit për një jetë më të mirë janë të larta. Largimet e tyre reflektojnë sigurisht pasiguritë që hasin në vendin tonë për të gjetur punë, për pagesë më të madhe, për një jetë më të mirë, për një siguri shëndetësore më të mirë, por edhe për disa një kuriozitet për të parë të panjohurën, për të krahasuar atë që kanë parë në tv, filma me realitetin e Perëndimit.

Po të shohësh statistikat mund të vëresh se Shqipëria në Censusin e vitit 2011 kishte 3.023 milionë banorë. Në Censusin e vitit 2001 popullsia ra nga 3.3 milionë që ishte në vitin 1990 në 3,023,000 banorë. 2011- 2.83 milionë banorë; 2017 –  2.87 milionë banorë; 2018- 2,866,376 milionë banorë; 2019- 2,854,191 milionë banorë; 2020-2,837,848 milionë banorë; Nga 1991, 350,000 shqiptarë kanë emigruar në Itali, 440,000 shqiptarë janë vendosur në Greqi, 50.000 në Angli, 60.000 në SHBA dhe Kanada etj, në Belgjike dhe Gjermani, Turqi, Francë, etj.

Gjatë gjithë kohës ka patur lëvizje migruese të popullatës nga Shqipëria vajtje dhe ardhje. Asnjëherë gazetat dhe media tv-të krejtësisht të politizuara nuk kanë thënë të vërtetën e bazuar në statistika, por për të shkaktuar indinjatë dhe konfuzion kanë informuar të dhëna jo të sakta.

Problemet e migracionit dihen nga e gjithë popullata se përse largohen njerëzit dhe kjo nuk përbën sekret. Problemet qëndrojnë se si shteti, qeveritë që janë aktuale dhe ato që do të vijnë të kenë mundësinë të pakësojnë largimin sidomos të të rinjve dhe profesionistëve me qëllim që Shqipëria të ketë një stabilitet demografik, por dihet që pa të rinjtë nuk ka të ardhme vendi.

Dihet gjithashtu se nga largimi i grupmoshës së re më aktive të popullatës dëmton rëndë vendin dhe për këtë arsye shteti dhe qeveria duhet të gjejë zgjidhjet e mjaftueshme për të penguar këtë fenomen negativ, i cili nuk ka kapur vetëm Shqipërinë, por të gjitha vendet e vogla ballkanike që janë jashtë BE. Profesionet që kërkohen më shumë në Perëndim janë profesionet e infermierisë, zanatçinjtë, profesione inxhinierike, kryesisht IT, punë të rëndomta që kryhen kryesisht nga moshat e reja dhe të afta për punë. Dihet që problemet e migracionit janë të vështira për Shqipërinë, por krahas largimeve ka dhe ardhje prandaj po të vëresh me kujdes jo vetëm statistikat, por edhe realitetin, mund të konstatosh se problemet qëndrojnë jo vetëm tek largimet, të cilat në total janë rreth 185.152 banorë nga viti 2001 deri në vitin 2021.

Problemi i dytë qëndron se largimet e të rinjve dhe të moshës aktive ndonëse më të paktë këtë 20-vjeçar kanë shkaktuar pakësimin e martesave brenda vendit e për pasojë rënien e lindshmërisë. Ky është problem më i madh. Pavarësisht se shteti mund të justifikohet me të ardhurat që i vijnë nga emigrantët problem i largimeve të moshave të reja dhe moshave aktive në punë. Kjo shihet në pakësimin gradual të nxënësve në total çdo vit në Shqipëri, gjë që e cila shkakton gjithashtu pakësimin e prurjeve të nxënësve në shkolla dhe universitete. Po kush e shkakton në Shqipëri emigrimin e të rinjve? Disa nga shkaqet po i përmend këtu si: Pagat e ulta sidomos për profesionet e mjekëve dhe infermierëve, por edhe të profesioneve të tjera, në raport me BE.

Related Posts

Leave a comment