Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fotot e fundit me bikini dhe pa fotoshop të Selena Gomez bëjnë namin në rrjet

S5-702x405

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka pozuar së fundmi para aparatit fotografik me bikini. Në pozat e bukura, ajo nuk ka ngurruar që të ekspozojë linjat e saj trupore.

242 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” dhe jo vetëm, kanë mbetur pafjalë teksa ajo pozonte me vetëbesim me rroba banje ngjyrë vjollcë dhe me printe portokalli. Në fotot në fjalë, Selena nuk ka përdorur fare “photoshop” për të sheshuar barkun apo për të fshehur “defektet” në trup, shkruan “Page Six”.
“Ajo që dua në lidhje me këtë markë është se promovon gratë që i duan trupat e tyre pa kushte duke i dhënë vetes madhështinë e merituar. Shpresoj ta doni aq shumë sa unë!”, ka shkruar këngëtarja e famshme bashkëngjitur me fotot.

“Sa freskuese është të shohësh një vajzë të famshme të pozojë pa asnjë prekje ‘photoshopi’”, i komentojnë miliona ndjekës.Selena jo vetëm që modeloi për këtë koleksion të rrobave të banjës të prodhuara nga mikesha e saj Theresa Mingus dhe partneri i saj i biznesit Morgan Brutocao për kompaninë e tyre, “La ’Mariette”, por gjithashtu projektoi 6 veshje të ndryshme.


Ky koleksion përfshin gjashtë stile, dy pjesë të sipërme, dy funde, një palë rroba banje trup dhe një shall plazhi, të gjitha në të njëjtat printime “Aura”.

Related Posts

Leave a comment