Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjendet i pajetë në banesë 55-vjeçari, e zbulojnë fqinjët

policia-plagosje-780x405

Një 55-vjeçar raportohet të jetë gjetur pa jetë në banesën e tij në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Lezhës.

Ai është identifikuar si Kujtim Metrushi, i cili është konstatuar i pajetë nga zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në banesën e të ndjerit, sapo janë lajmëruar nga banorët e pallatit, të cilët pasi kanë konstatuar një aromë të rëndë që vinte nga banesa e 55-vjeçarit, kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur edhe hetimet përkatëse për këtë ngjarje.

Sipas burimeve tw ‘Fax News’ rezulton se viktima jetonte vetëm në banesë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Leave a comment