Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kirurgu i Traumës jep zgjidhjen që lufton korrupsionin në mjekësi për 24-orë

mjeke1-780x405

Mjekët e spitalit të ‘Traumës’ kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë në lidhje me arrestimin e dy kolegëve të tyre disa ditë më parë.

Serdi Memini dhe Ervin Sulaj, me profesion mjek dhe anestezist në spitalin e ‘Traumës’ u arrestuan për korrupsion pasi u kapën nga përgjimet e prokurorisë se i kishin marrë një shumë prej 3 mijë euro babait të Fatbardh Dylit, 19-vjeçarit të mbetur të plagosur gjatë masakrës së Velipojës.

Në lidhje me korrupsionin në mjekësi dhe arrestimi e mjekëve, kirurgu Myftar Torba tha se zgjidhja është autonomia spitalore, ku lekët që jepen nën dorë të dorëzohen te recepsioni dhe më pas spitali të vetëadministrojë fondet.

“Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime.

Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsi

Leave a comment